Është mbajtur mbledhja e rregullt e Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Koordinim Vendor në fushën e Astronomisë, të Asociacionit

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Komisionit  për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Koordinim Vendor në fushën e Astronomisë, të Asociacionit

Me datë 1 Nentor 2019 është mbajtur mbledhja e rregullt e Komisionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Koordinim Vendor në Fushën e Astronomisë.

Antarët e Komisionit u njoftuan me ecurinë dhe draftin e Projektit e hartuar për ndërtimin e Qendres Multifunksionale për Arsim, Shkencë, Astronomi dhe Innovacione, e cila do të do jetë Qendra Shkencore me e avancuara në Evropë e gjetiu. Hartimi i këtij Projekti vjen si rezultat i punës së pandalshme të antarëve të këtij Komisioni dhe bazuar në nevojat e Kosovës për të pasur një qendër të tillë multifunksionale, në të cilën do të vendosen të gjitha laboratorët shkencor dhe klasat arsimore etj. Detajet tjera Asociacioni do t’i bëjë publike me kohë.

Komisioni shqyertojë ecurinë e deri tanishme të punëve të Komisionit dhe materialet të përkthyera në gjuhen shqipe për astronomi, të cilat do të shtypen dhe do të shpërndahen në shkolla. Poashtu, është shqyertuar propozimi i bashkëpunimit bazuar në shkresën zyrtare të Qendres Gjermane për Hapësirën ajrore dhe Hapësinore (DLR). Promovimi i Astronomisë në Shkolla dhe disa aktivitete tjera.

Në këtë mbledhje morën pjesë Sabit Gashi Kryesues i Komisionit dhe zyrtar i Agjencisë për Shërbimet e Navigacionit Ajror të Kosovës (ASHNA), Prof. Dr. Shukri Klinaku – Profesor dhe Drejtor i Institutit të Fizikës në Universitetin e Prishtinës, Prof. Dr. Bahri Prebreza – Profesor në Universitetin e Prishtinës dhe zyrtar në ASHNA, Prof. Fetah Krasniqi Profesor në Universitetin e Prishtinës dhe zyrtar në ASHNA, Prof. Nazmi Mehanja Profesor i Fizikës, Suhel Ahmetii – Kryetar i Klubit të Astronomisë të Kosovës (ACK), Ilir Isufi – Zyrtar i ASHNA, Blerina Tërbunja – Fizikante, Flaktrim Rrahimi – Antar i Klubit ACK, Lirak Hamiti nga Klubi i Astronomisë ASTROFER nga Ferizaj, Pranvera Begolli nga Klubi ACK, Nurtene Gavazii – Gjeografe dhe antare në Klubin ACK, Rina Berisha – antare e Klubit ACK.

Ndersa nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm të Asociacionit morën pjesë Kryetari i Asociacionit Shkelzim Murtezi dhe antarët e Sekretariatit të Përgjithshëm, Njësia Pejton: Arta Sejdiu, Arjeta Ferati dhe Bledon Kameri.

Mbledhja e rradhës do të caktohet gjatë javëve në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!