Komiteti i Olimpiadës Kombëtare të Pianos të Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e parë

Komiteti i Olimpiadës Kombëtare të Pianos të Republikës së Kosovës mbajti mbledhjen e parë

Me datë 19.11.2019
Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje me grupin punues për Organizimin e Garës Kombëtare për Piano në fushën e Arsimit.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësuesit të shkollave, fakulteteve, mësimdhënësit, profesorët dhe ekspertët e fushës siç janë Dr. Indira Cipa Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës dhe në Shkollën “Prenk Jakova” në Prishtinë, Denita Dedushaj mësimdhënëse në Shkollën e Muzikës “Halit Kasapolli”, Diana Toska mësimdhënëse në shkollën e Muzikës në Gjilan, Fatjona Matoshi studente e nivelit Master, Jeta Dumnica Drejtoreshë e Shkollës “Misbah & Friends”në Prishtinë, Vilma Kasabaqi nga Shkolla “Amadeus” në Prishtinë, Prof. Misbah Kacamaku Profesor në Shkollën “Misbah & Friends” dhe Profesor në Universitetin e Prishtinës, Blerta Nushi Ballata Drejtoreshë e Shkollës “Yllzat” në Prishtinë.

Ndërsa nga ana e Grupit Punues për Kitare morën pjesë Kreshnik Berisha Mësimdhënës në Shkollën “Tefta Tashko“ në Vushtrri dhe Erhan Mujka Mësimdhënës në Shkollën “Tefta Tashko” në Mitrovicë.

Ndërsa, nga ana e Asociacionit të pranishëm ishin Kryetari Shkelzim Murtezi, Arjeta Ferati, Arta Sejdiu dhe Bledon Kameri nga Sekretariati i Përgjithshëm, Njësia në Pejton, të cilët në kuadër të kësaj njesie, janë duke bërë një punë të shkelqyshme për Organizimin e Garave Kombëtare dhe pjesëmarrjen në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare, ku tashmë edhe kanë kryer të gjitha procedurat përkatëse.

Asociacioni në Bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, është duke organizuar Garat Kombëtare për të gjitha fushat e Arsimit duke përfshirë edhe fushën e Pianos dhe Kitarës.

Më qëllim që këto Gara të Organizohen sa më mirë, Asociacioni është duke përfshirë në Grupet Punuese përkatësisht në Komitetet Kombëtare për Garat Kombëtare, ekspertët, mësimdhënësit, profesorët dhe përfaqësuesit e shkollave, fakulteteve dhe institucioneve përkatëse, për të garantuar organizimin e mirëfilltë dhe profesional të Garës Kombëtare, më qëllim që nxënësit të kenë mundësinë për të treguar aftësitë e tyre në nivel Kombëtar, Evropian dhe Ndërkombëtar.

Fituesit e Garave Kombëtare do të marrin pjesë në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare ku pjesëmarrja e tyre do të financohet në tërësi nga Asociacioni dhe do të bëhet përgaditja e tyre në mënyrë që të jenë sa më të suksesshëm në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Asociacioni tashmë ka kryer të gjitha procedurat konform autorizimeve dhe obligimeve të saj dhe në emër të Kosovës, ka kryer procedurat për pranimin e nxënësëve përkatësisht delegacioneve të Kosovës te Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare ku ka marrë në rrugë zyrtare konfirmimet zyrtare nga ana e Selive Kryesore e Garave Evropiane dhe Ndërkombëtare dhe Ministritë e shteteve ku do të mbahen Garat në vitin 2020.

Gjatë kësaj mbledhje antarët të këtij grupi punues kanë shqyrtuar të gjitha rrethanat për organizimin sa më të mirë të Garës Kombëtare, duke vlerësuar lartë iniciativën dhe rëndësinë për interesin më të mirë të nxënësve, për t’i dhënë mundësi nxënësve që të tregojnë talentin e tyre në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar. Poashtu, kanë analizuar kriteret e Garave Evropiane dhe Ndërkombëtare duke i vlerësuar si Gara e nivelit më të lartë ndërkombëtar, si një mundësi e mirë për t’i ngritur nxënësit tonë në nivelin më të lartë evropian dhe botëror dhe të barabartë me nxënësit nga vende tjera. Njëherit, gjatë kësaj mbledhje Asociacioni ka njoftuar antarët që pjesë e Jurisë Kombëtare do të jenë edhe ekspertë ndërkombëtar të cilet janë njëherit edhe antarë të jurisë evropiane ose ndërkombëtare.

Asociacioni vlerëson lartë interesimin dhe gatishmerinë e lartë të antarëve të këtij grupi punues për të dhënë kontributin e tyre për të mbështetur nxënësit përmes organizimit sa më të mirë të këtyre Garave.

Caktimi i datës për Garën Kombëtare do të bëhet deri në mbledhjen e rradhës dhe për këtë do të njoftohet publiku i gjerë me kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!