Asociacioni për Mbështetjen Arsimit të Republikës së Kosovës dhe Drejtoria Komunale e Arsimit ofrojnë Edukim për Fëmijët nga zonat e tërmetit në Shqipëri, të strehuar në Kosovë

Asociacioni për Mbështetjen Arsimit të Republikës së Kosovës dhe Drejtoria Komunale e Arsimit ofrojnë Edukim për Fëmijët nga zonat e tërmetit në Shqipëri, të strehuar në Kosovë

Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Arsimit, po organizojnë përfshirjen e fëmijëve nga zonat e prekura të tërmetit në Shqipëri që janë duke u strehuar në Kosovë, që të vijojnë mësimin në shkollat e Kosovës, përcjell Ekonomia Online.

Kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit, Shkelzim Murtezi, theksoi se Asociacioni dhe Komunat në Kosovë do të ofrojnë shkollimin e fëmijëve në kuadër të shkollave kosovare, pasi siç tha ai fëmijët nuk duhet të humbin asnjë ditë të shkollimit të tyre.

“Në bazë të të dhënave të Asociacionit, në Kosovë kanë arritur mbi 500 qytetar nga shqipëria, ndër tyre ka edhe shumë fëmijë. Asociacioni është duke u koordinuar më të gjitha Agjencitë Turistike dhe Organizatat që janë duke sjellur vullnetarisht qytetarët nga Shqipëria për t’i strehuar në Kosovë.Ne i bëjmë thirrje të gjith Organizatave siç janë PLISAT, LETS DOIT KOSOVA etj., Bizneseve dhe Agjencitë Turistike, qytetarëve etj. që ta na dergojnë të dhënat mbi çdo fëmijë që është duke u strehuar në Kosovë, në mënyrë që të mundësojmë integrimin e tyre të shpejt në shkollat tona”, thuhet në njoftimin e Asociacionit.

Njoftim: Email adresa kontaktuese e Asociacionit është info@amaap-rks.org ndersa numri kontaktues është 038 751 000

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!