Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje me Komitetin Kombëtar për organizimin e Garës Kombëtare të Kitarës në fushën e Arsimit

Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit të Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje me Komitetin Kombëtar për organizimin e Garës Kombëtare të Kitarës në fushën e Arsimit

Me datë 04.12.2019
Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen me grupin punues për Organizimin e Garës Kombëtare për Kitare në fushën e Arsimit.

Në këtë mbledhje kanë marrë përfaqësuesit të shkollave, fakulteteve, mësimdhënësit, profesorët dhe ekspertët e fushës siç janë Prof. Drilon Çoçaj Profesor i Kitarës në Universitetin e Prishtinës, Erhan Mujka Mësimdhënës i Kitarës në Shkollën e Muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë, Gjulian Bytyqi Mësimdhënës në Shkollën e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren, Kreshnik Berisha Mësimdhënës në Shkollën e Muzikës “Tefta Tashko” në Vushtrri, Florin Fanaj Mësimdhënës në Shkollën e Muzikës “Misbah & Friends” në Prishtinë, Drenusha Çerkini dhe Tringa Sadiku Studente të Kitarës në Universitetin e Prishtinës.

Ndërsa, nga ana e Asociacionit të pranishëm ishin Kryetari i Asociacionit Shkelzim Murtezi dhe Arjeta Ferati, Arta Sejdiu, Bledon Kameri, Ardian Ramadani, Edita Curri dhe Liridona Sejdiu nga Sekretariati i Përgjithshëm, Njësia në Pejton, të cilët në kuadër të kësaj njesie, janë duke bërë një punë të shkelqyshme për Organizimin e Garave Kombëtare dhe pjesëmarrjen në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare, ku tashmë edhe kanë kryer të gjitha procedurat përkatëse.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar të gjitha rrethanat rreth Organizimit të Garës Kombëtare dhe kriteret, materialet dhe Syllabuset e Garave Ndërkombëtare për Kitare.

Antarët të këtij grupi punues propozuan që Gara Kombëtare të mbahet në mes të datës 8 dhe 22 Shkurt 2020. Data përfundimtare do të caktohet gjatë kësaj jave. Antarët konstatuan së përshkak së këto Gara Ndërkombëtare siç janë Gara Ndërkombëtare për Kitare “Andres Segovia” në Monnheim/Gjermani është Gara e nivelit më të lartë botërorë dhe nxënësit tonë do ta kenë shumë të veshtirë, prandaj duhet të kemi kohë për të përgaditur mirë fituesit e Garës Kombëtare dhe që për këtë arsyje dhe përshkak të afateve kohore, duhet ta mbajmë Garën Kombëtare para mesit të muajit Shkurtë 2020.

Poashtu, antarët propozuan që në kuadër të bashkëpunimit me Garat Ndërkombëtare, të sjellen ekspertet nderkombetar për të ndihmuar organizimin e garës kombëtare dhe për të organizuar trajnime për mësimdhënës.

Njëherit, deri në mesin e javës tjetër është vendosur që të bëhet shpallja publike e datës së garës dhe përgaditja e rregullorës së Garës dhe Planprogramit. Njëherit, janë propozuar edhe grupmoshat dhe përbërja e jurisë, në bazë të cilës parashihet që Juria të përbëhet nga 7-8 Antar, nga të cilët do të jenë sëpaku 2-3 Antar Ndërkombëtar nga Juria e Garës Ndërkombëtare dhe 5 Antar Vendor.

Asociacioni do të shqyrtoj të gjitha propozimet do të nxjerr brenda javës vendimin përfundimtare për datën e zgjedhjes, përbërjen e jurisë kombëtare, rregullorën e garës kombëtare etj.

Asociacioni në Bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, është duke organizuar Garat Kombëtare për të gjitha fushat e Arsimit duke përfshirë edhe fushën e Kitarës.
Më qëllim që këto Gara të Organizohen sa më mirë, Asociacioni është duke përfshirë në Grupet Punuese përkatësisht në Komitetet Kombëtare për Garat Kombëtare, ekspertët, mësimdhënësit, profesorët dhe përfaqësuesit e shkollave, fakulteteve dhe institucioneve përkatëse, për të garantuar organizimin e mirëfilltë dhe profesional të Garës Kombëtare, më qëllim që nxënësit të kenë mundësinë për të treguar aftësitë e tyre në nivel Kombëtar, Evropian dhe Ndërkombëtar.

Fituesit e Garave Kombëtare do të marrin pjesë në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare ku pjesëmarrja e tyre do të financohet në tërësi nga Asociacioni dhe do të bëhet përgaditja e tyre në mënyrë që të jenë sa më të suksesshëm në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Asociacioni tashmë ka kryer të gjitha procedurat konform autorizimeve dhe obligimeve të saj dhe në emër të Kosovës, ka kryer procedurat për pranimin e nxënësëve përkatësisht delegacioneve të Kosovës te Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare ku ka marrë në rrugë zyrtare konfirmimet zyrtare nga ana e Selive Kryesore e Garave Evropiane dhe Ndërkombëtare dhe Ministritë e shteteve ku do të mbahen Garat në vitin 2020.

Asociacioni vlerëson lartë interesimin dhe gatishmerinë e lartë të antarëve të këtij grupi punues për të dhënë kontributin e tyre për të mbështetur nxënësit përmes organizimit sa më të mirë të këtyre Garave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!