Asociacioni për Mbështetjen Arsimit të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e dytë me Komitetin Kombëtar për organizimin e Garës Kombëtare të Fizikës në fushën e Arsimit

Asociacioni për Mbështetjen Arsimit të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e dytë me Komitetin Kombëtar për organizimin e Garës Kombëtare të Fizikës në fushën e Arsimit

Me datë 06.12.2019
Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e dytë me grupin punues për Organizimin e Garës Kombëtare për Fizikë në fushën e Arsimit.

Gjatë kësaj mbledhje kemi pasur në linje të drejtpërdrejt përmes thirrjes Video-Telefonike edhe Presidentin e Olimpiades Evropiane të Fizikës, i cili është duke mbështetur Asociacionin në Organizimin e Garës Kombëtare për Fizikë në Kosovë dhe më të cilin antarët të Komitetit Kombëtare diskutuan rreth çështjeve të ndryshme organizative dhe rreth çështjeve shkencore etj.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësuesit të Ministrisë së Arsimit Rina Ponosheci dhe përfaqësues të shkollave, fakulteteve, mësimdhënësit, profesorët dhe ekspertët e fushës siç janë: Prof. Fetah Krasniqi – Fizikan nga ASHNA dhe Profesor në Universitetin e Prishtinës, Blerina Tërbunja – Fizikane, Saud Rrahmani Mësimdhënës në Gjimnazin “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, Shqipe Llonqari Mësimdhënëse në Shkollën “Gjergj Fishta” në Prishtinë, Ahmet Ahmeti Mësimdhënës në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë , Arkitekt Feriz Musliu nga “Urban Pro Shpk” në Ferizaj, Hidajete Dobratiqi Mësimdhënëse në Shkollën “Nexhmi Mustafa” në Prishtinë, Sami Musa Mësimdhënës në Gjimnazin “Frank Bardhi” në Mitrovicë, Tahir Asllani Mësimdhënës në Shkollën “Nëna Tereza” në Prishtinë, Havushe Ahmeti Mësimdhënëse në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, Igballe Aslloni Mësimdhënëse në Shkollën “Ali Kelmendi” në Prishtinë.

Ndërsa, nga ana e Asociacionit të pranishëm ishin Kryetari Shkelzim Murtezi dhe Arjeta Ferati, Arta Sejdiu, Bledon Kameri, Liridona Sejdiu nga Sekretariati i Përgjithshëm, Njësia në Pejton, të cilët në kuadër të kësaj njesie, janë duke bërë një punë të shkelqyshme për Organizimin e Garave Kombëtare dhe pjesëmarrjen në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare, ku tashmë edhe kanë kryer të gjitha procedurat përkatëse.

Në këtë mbledhje janë shqyrtuar të gjitha rrethanat rreth Organizimit të Garës Kombëtare dhe kriteret, materialet dhe Syllabuset e Garave Ndërkombëtare për Piano. Antarët të këtij grupi punues propozuan që Gara Kombëtare të mbahet në mes të datës 15 Janar dhe 1 Shkurt 2020. Data përfundimtare do të caktohet gjatë kësaj jave.

Poashtu, antarët u njoftuan që gjatë tërë këtij procesi do të kemi koordinim të ngushtë me Olimpiadën Evropiane dhe me Olimpiadën Ndërkombëtare për Fizikë dhe do të kemi pjesë të Jurisë Kombëtare edhe përfaqësues të këtyre Olimpiadave Ndërkombëtare.

Njëherit, deri në mesin e javës tjetër është vendosur që të bëhet shpallja publike e datës së garës dhe përgaditja e rregullorës së Garës dhe Planprogramit.

Asociacioni në Bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, është duke organizuar Garat Kombëtare për të gjitha fushat e Arsimit duke përfshirë edhe fushën e Fizikës.

Më qëllim që këto Gara të Organizohen sa më mirë, Asociacioni është duke përfshirë në Grupet Punuese përkatësisht në Komitetet Kombëtare për Garat Kombëtare, ekspertët, mësimdhënësit, profesorët dhe përfaqësuesit e shkollave, fakulteteve dhe institucioneve përkatëse, për të garantuar organizimin e mirëfilltë dhe profesional të Garës Kombëtare, më qëllim që nxënësit të kenë mundësinë për të treguar aftësitë e tyre në nivel Kombëtar, Evropian dhe Ndërkombëtar.

Fituesit e Garave Kombëtare do të marrin pjesë në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare ku pjesëmarrja e tyre do të financohet në tërësi nga Asociacioni dhe do të bëhet përgaditja e tyre në mënyrë që të jenë sa më të suksesshëm në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Asociacioni tashmë ka kryer të gjitha procedurat konform autorizimeve dhe obligimeve të saj dhe në emër të Republikës së Kosovës, ka kryer procedurat për pranimin e nxënësëve përkatësisht delegacioneve të Kosovës te Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare ku ka marrë në rrugë zyrtare konfirmimet zyrtare nga ana e Selive Kryesore e Garave Evropiane dhe Ndërkombëtare dhe Ministritë e shteteve ku do të mbahen Garat në vitin 2020.

Asociacioni vlerëson lartë interesimin dhe gatishmerinë e lartë të antarëve të këtij grupi punues për të dhënë kontributin e tyre për të mbështetur nxënësit përmes organizimit sa më të mirë të këtyre Garave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!