Komuna e Hanit të Elezit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

Komuna e Hanit të Elezit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

Me Datë 18.12.2019

Komuna e Hanit të Elezit nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

Kryetari i Komunës Rufki Suma priti në takim pune z.Shkelzim Murtezi, Kryetarë i Asociacionit për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional me bashkëpunëtorët e tij
Takimi është realizuar me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit të ndërsjellët për arritjen e objektivave në të mirën e përgjithshme përmes bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Nënshkrimin e këtij memorandumi e bënë kryetari i komunës Rufki Suma dhe kryetari i Asociacionit për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional Shkelzim Murtezi.
Objektiv i kësaj marrëveshje është të sigurohet bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet dy palëve për realizimin e projekteve në fushën e Arsimit, si dhe për Organizimin e Garave Komunale dhe Kombëtare në te gjitha fushat e Arsimit si: Biologji, Kimi, Fizikë, Matematike, Muzike, Art, Informatike, Gjeografi, Histori, Gjeologji dhe çdo fushë tjetër.

Palët u zotuan të bashkëpunojnë ngushtë dhe në mënyre konstruktive për të ndërmarrë çdo veprim të ndërsjell që kontribuon për realizimin e projekteve në përmirësimin e Arsimit dhe për Organizimin e Garave Komunale në të gjitha fushat e Arsimit dhe do të nxjerrin akte dhe vendime percjellëse qe kontribojnë për realizimin e këtij projekti.
Kryetari i komunës Rufki Suma shprehu mbështetjen e komunës të këtij aktiviteti duke e zotua se do të jetë gjithnjë i gatshëm për bashkëpunim në realizimin e projekteve që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!