Kryetari i Komunës së Kaqanik dhe Kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit të Republikës së Kosovës zhvilluan një takim për bashkëpunim

Kryetari i Komunës së Kaqanik dhe Kryetari i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit të Republikës së Kosovës zhvilluan një takim për bashkëpunim

Kryetari i Komunës së Kaqanik priti në një takim pune Z. Shkelzim Murtezi, Kryetar i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, me anëtarët e Sekretariatit të Përgjithshëm.

Takimi u organizua me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit të ndërsjellët për arritjen e objektivave në interes të përgjithshëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë dhe konstruktiv në fushën e arsimit.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është të sigurojë bashkëpunim të vazhdueshëm midis dy palëve në realizimin e projekteve në fushën e Arsimit, si dhe për organizimin e Garave Komunale dhe Kombëtare në të gjitha fushat e arsimit si: Biologji, Kimi, Fizikë, etj. Matematikë, Muzikë, Art, Informatikë, Gjeografi, Histori, Gjeologji dhe të gjitha fushat e tjera.

Palët u zotuan të bashkëpunojnë ngushtë dhe në mënyrë konstruktive për të ndërmarrë çdo veprim të ndërsjellët që kontribuon në realizimin e projekteve për përmirësimin e Arsimit dhe organizimin e Garave Komunale në të gjitha fushat e Arsimit dhe do të nxjerrin akte mbështetëse dhe vendime që kontribuojnë në realizimin e këtij projekti .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!