Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës

Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës

Mitrovicë me datë 19.12.2019

Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim kryetarin e Asosacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi, me bashkëpunëtorë, me të cilin kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes të dy palëve.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është ngritja e bashkëpunimit mes tyre për arritjen e objektivave në të mirën e përgjithshme, në fushën e Arsimit dhe organizimin e garave në të gjitha fushat e arsimit, në katër nivele komunale, kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare.

Asociacioni tashmë ka kryer të gjitha procedurat e antarësisë dhe për të mundësuar pjesëmarrjen në Olimpiadat Evropiane dhe Ndërkombëtare për nxënësit kosovar dhe fituesit e Garës Kombëtare do të financohen nga Asociacioni për të marrë pjesë në Olimpiadën Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Kryetari Bahtiri shprehu gatishmërinë e tij të plotë për mbështetjen e këtij projekti, me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim në qytetin e Mitrovicës.

Po ashtu kryetari Bahtiri dhe kryetari i Asosacionit Murtezi, u zotuan për bashkëpunim të ngushtë dhe në mënyrë konstruktive për të ndërmarrë çdo veprim të dyanshëm, për realizimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e fushës së Arsimit.

Komuna e Mitrovicës dhe Asociacioni, janë rënë dakord që të ndalohen aktivitetet dhe garat paralele në shkolla dhe që të mos zhvillohen aktivitete ose gara tjera por vetëm ato të Organizuar nga Asociacioni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!