Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, ka pritur në takim Kryetarin e Asocacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi

Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, ka pritur në takim Kryetarin e Asocacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi

Obiliq me datë 19.12.2019:
Kryetari i Komunës Xhafer Gashi, ka pritur në takim Kryetarin e Asocacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi.

Kryetari Gashi ka përgëzuar z.Murtezi, për punën e tij në të njejtën kohë ka shprehur gatishmerinë në bashkëpunim në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional.

Gjatë këtij takimi dy palët kryetari Gashi dhe kryetari i Asosacionit Murtezi, u zotuan për bashkëpunim të ngushtë dhe në mënyrë konstruktive për të ndërmarrë çdo veprim të dyanshëm, për realizimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e fushës së Arsimit dhe për të ja mundësuar pjesëmarrjen në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Asociacioni tashmë ka kryer të gjitha procedurat e antarësisë dhe për të mundësuar pjesëmarrjen në Olimpiadat Evropiane dhe Ndërkombëtare për nxënësit kosovar dhe fituesit e Garës Kombëtare do të financohen nga Asociacioni për të marrë pjesë në Olimpiadën Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Ngritja e cilësisë në Arsim është prioriteti kryesor i Komunës dhe i Asociacionit dhe mbi kësaj baze, dy palët u dakorduan që të ndërmarrin veprime të përbashkëta për të përmirësuar cilësinë në Arsim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!