Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje me Komitetin Kombëtar për Organizimin e Garës Kombëtare për Kimi në fushën e Arsimit

Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje me Komitetin Kombëtar për Organizimin e Garës Kombëtare për Kimi në fushën e Arsimit

Prishtinë me datë 23.01.2020

Asociacioni për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje me Komitetin Kombëtar për Organizimin e Garës Kombëtare për Kimi në fushën e Arsimit.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësues të shkollave, fakulteteve, mësimdhënësit, profesorët dhe ekspertët e fushës siç janë: Prof. Dr. Makfire Sadiku nga Universiteti i Prishtinës/FSHMN, Leutrim Kika Mësimdhënës në Gjimnazin i Specializuar Matematikor në Prishtinë, Sejdi Hetemi Mësimdhënës në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri, Islam Zuzaku Mësimdhënës në Gjimnazin e Shkencave Natyrore në Gjilan, Ilir Demaku Mësimdhënës në Gjimazin “Gjergj Kastriotit Skenderbeu” në Drenas, Avdyl Popaj Mësimdhënës në Gjimnazin “12 Mai” në Rahovec, Ahmet Hoti Mësimdhënës në Gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj, Abdullah Berisha Mësimdhënës në Gjimnazin ” Frang Bardhi” në Mitrovicë, Lule Stullqaku Mësimdhënës në Gjimnazin “17 Shkurti” në Obiliq, Adem Hajrullahu Mësimdhënës në Gjimnazin i Shkencave Natyrore në Ferizaj dhe Ilaz Neziri Mësimdhënës në të njejtin Gjimnaz, Mirlinda Alijaj Mësimdhënëse në Gjimnazin “Elena Gjika” në Ferizaj.

Ndërsa, nga ana e Asociacionit të pranishëm ishin Kryetari Shkelzim Murtezi dhe Arjeta Ferati, Arta Sejdiu, Liridona Sejdiu nga Sekretariati i Përgjithshëm, Njësia në Pejton, të cilët në kuadër të kësaj njesie, janë duke bërë një punë të shkelqyshme për Organizimin e Garave Kombëtare dhe pjesëmarrjen në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare, ku tashmë edhe kanë kryer të gjitha procedurat përkatëse.

Asociacioni në Bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, është duke organizuar Garat Kombëtare për të gjitha fushat e Arsimit duke përfshirë edhe fushën e Kimisë.

Më qëllim që këto Gara të Organizohen sa më mirë, Asociacioni është duke përfshirë në Grupet Punuese përkatësisht në Komitetet Kombëtare për Garat Kombëtare, ekspertët, mësimdhënësit, profesorët dhe përfaqësuesit e shkollave, fakulteteve dhe institucioneve përkatëse, për të garantuar organizimin e mirëfilltë dhe profesional të Garës Kombëtare, më qëllim që nxënësit të kenë mundësinë për të treguar aftësitë e tyre në nivel Kombëtar, Evropian dhe Ndërkombëtar.

Fituesit e Garave Kombëtare do të marrin pjesë në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare ku pjesëmarrja e tyre do të financohet në tërësi nga Asociacioni dhe do të bëhet përgaditja e tyre në mënyrë që të jenë sa më të suksesshëm në Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Asociacioni tashmë ka kryer të gjitha procedurat konform autorizimeve dhe obligimeve të saj dhe në emër të Kosovës, ka kryer procedurat për pranimin e nxënësëve përkatësisht delegacioneve të Kosovës te Garat Evropiane dhe Ndërkombëtare ku ka marrë në rrugë zyrtare konfirmimet zyrtare nga ana e Selive Kryesore e Garave Evropiane dhe Ndërkombëtare dhe Ministritë e shteteve ku do të mbahen Garat në vitin 2020.

Gjatë kësaj mbledhje antarët të këtij Komiteti Kombëtar kanë shqyrtuar të gjitha rrethanat për organizimin sa më të mirë të Garës Kombëtare, duke vlerësuar lartë iniciativën dhe rëndësinë për interesin më të mirë të nxënësve, për t’i dhënë mundësi nxënësve që të tregojnë talentin e tyre në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar. Poashtu, kanë analizuar kriteret, syllabusin dhe programin e Garave Evropiane dhe Ndërkombëtare duke i vlerësuar si Gara e nivelit më të lartë ndërkombëtar, si një mundësi e mirë për t’i ngritur nxënësit tonë në nivelin më të lartë evropian dhe botëror dhe të barabartë me nxënësit nga vende tjera. Njëherit, gjatë kësaj mbledhje Asociacioni ka njoftuar antarët që pjesë e Jurisë Kombëtare do të jenë edhe ekspertë ndërkombëtar të cilet janë njëherit edhe antarë të jurisë evropiane ose ndërkombëtare.

Asociacioni vlerëson lartë interesimin dhe gatishmerinë e lartë të antarëve të këtij grupi punues për të dhënë kontributin e tyre për të mbështetur nxënësit përmes organizimit sa më të mirë të këtyre Garave.

Caktimi i datës për Garën Kombëtare do të bëhet deri në mbledhjen e rradhës dhe për këtë do të njoftohet publiku i gjerë me kohë.

Afati i Regjistrimit do të shpallet këtë javë dhe regjistrimi i nxënësëve për Garën Komunale dhe Kombëtare do të jetë e mundur deri me 29 Shkurt 2020.

Mënyra e regjistrimit do të bëhet publike në javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!