Komuna e Istogut nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës

Komuna e Istogut nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës

Istog me datë 24.01.2020

Komuna e Istogut nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Asociacionin për Mbështetje të Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës.

Kryetari i komunës, Haki Rugova, ka pritur në një takim kryetarin e Asosacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi dhe Arta Sejdiu, Arjeta Ferati, Liridona Sejdiu nga Sekretariati i Përgjithshëm i Asociacionit, me të cilin kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes të dy palëve.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është ngritja e bashkëpunimit mes tyre për arritjen e objektivave në të mirën e përgjithshme, në fushën e Arsimit si dhe organizimin e garave në të gjitha fushat e arsimit, në katër nivele komunale, kombëtare, evropiane dhe ndërkombëtare.

Asociacioni tashmë ka kryer të gjitha procedurat e antarësisë dhe për të mundësuar pjesëmarrjen në Olimpiadat Evropiane dhe Ndërkombëtare për nxënësit kosovar dhe fituesit e Garës Kombëtare do të financohen nga Asociacioni për të marrë pjesë në Olimpiadën Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Kryetari Rugova shprehu gatishmërinë e tij të plotë për mbështetjen e këtij projekti, me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim në komunen e Istogut.

Po ashtu kryetari Rugova dhe kryetari i Asosacionit Murtezi, u zotuan për bashkëpunim të ngushtë dhe në mënyrë konstruktive për të ndërmarrë çdo veprim të dyanshëm, për realizimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e fushës së Arsimit.

Komuna e Istogut dhe Asociacioni, janë rënë dakord që të ndalohen aktivitetet dhe garat paralele në shkolla dhe që të mos zhvillohen aktivitete ose gara tjera por vetëm ato të Organizuar nga Asociacioni.

Asociacioni gjatë këtij takimi është njoftuar nga Kryetari i Komunës, edhe për promovimin dhe mbështetjen që Komuna ja jep nxënësëve përmes publikimit dhe shtypin e revistave dhe librave me punimet e nxënësëve të kësaj komune. Njëherit, Kryetari i Komunës njoftoj Kryetarin e Asociacionit edhe për nxënësit të kësaj komune, që kanë treguar suksese në Gara Kombëtare dhe të huaja.

Asociacioni vlerëson lartë këtë mbështetje shembullore që kjo komunë është duke i dhënë nxënësëve të sajë.

Asociacioni dhe Komuna e Istogut do të bashkëpunojnë ngushtë edhe në Projekte tjera në fushën e Arsimit, ku Asociacioni i ka ofruar Komunës kapacitetet e tij profesionale në mbështetje të zhvillimit, hartimit dhe mënaxhimit të Projekteve dhe aplikimin e përbashkët në fondet evropiane për ndërtimin dhe modernizimin e shkollave dhe do punojnë sëbashku në zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!