Kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka pritur në një takim kryetarin e Asosacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi

Kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka pritur në një takim kryetarin e Asosacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi

Klinë me datë 24.01.2020

Kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka pritur në një takim kryetarin e Asosacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi dhe Arta Sejdiu, Arjeta Ferati, Liridona Sejdiu nga Sekretariati i Përgjithshëm të Asociacionit.

Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës së Klinës sëbashku me Drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, kanë biseduar rreth bashkëpunimit në mes të Asociacionit dhe Komunës, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit për të krijuar një bashkëpumim të ndërsjellët për arritjen e objektivave në të mirën e përgjithshme përmes bashkëpunimit në fushën e Arsimit dhe organizimin e Garave Kombëtare dhe Komunale në fushën e Arsimit.

Asociacioni tashmë ka kryer të gjitha procedurat e antarësisë dhe për të mundësuar pjesëmarrjen në Olimpiadat Evropiane dhe Ndërkombëtare për nxënësit kosovar dhe fituesit e Garës Kombëtare do të financohen nga Asociacioni për të marrë pjesë në Olimpiadën Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Kryetari Elezaj dhe kryetari i Asosacionit Murtezi, u zotuan për bashkëpunim të ngushtë dhe në mënyrë konstruktive për të ndërmarrë çdo veprim të dyanshëm, për realizimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e fushës së Arsimit dhe për organizimin sa me të mirë të garave komunale dhe kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!