zv. Kryetari i Komunës së Drenasit, Prof. Dr. Nazmi Hasi, ka pritur në një takim kryetarin e Asosacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi

zv. Kryetari i Komunës së Drenasit, Prof. Dr. Nazmi Hasi, ka pritur në një takim kryetarin e Asosacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi

Drenas me datë 27.01.2020

zv. Kryetari i Komunës së Drenasit, Prof. Dr. Nazmi Hasi, ka pritur në një takim kryetarin e Asosacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës, Shkelzim Murtezi dhe Arta Sejdiu, Arjeta Ferati, Liridona Sejdiu nga Sekretariati i Përgjithshëm të Asociacionit.

Gjatë këtij takimi zv. Kryetari i Komunës së Drenasit dhe Kryetari i Asociacionit kanë biseduar rreth bashkëpunimit në mes të Asociacionit dhe Komunës, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit për të krijuar një bashkëpumim të ndërsjellët për arritjen e objektivave në të mirën e përgjithshme përmes bashkëpunimit në fushën e Arsimit dhe organizimin e Garave Kombëtare dhe Komunale në fushën e Arsimit por edhe lidhur me aftësimin e mësimdhënësve dhe pajisjen e shkollave me pajisje laboratorike.

Gjatë këtij takimi u diskutuar edhe lidhur me pajisjen e shkollave me pajisje laboratorike për Kimi dhe Fizik, nevojen e aftësimit të mësimdhënësëve, për përmirësimin e didaktikës në mësimdhënie, shkëmbimit të përvojave me vende tjera dhe tema tjera të rëndësishme.

Kryetari i Asociacionit u zotuar që do ta mbështes komunën e Drenasit, në përgaditjen e Projekteve dhe gjetjen e fondeve evropiane dhe ndërkombëtare për pajisjen dhe modernizimin e shkollave dhe që Asociacioni do ta bëjë aftësimin e mësimdhënësve për pjesën laboratorike si dhe për përmirësimin e didaktikës në mësimdhënie në përgjithësi.

Asociacioni tashmë ka kryer të gjitha procedurat e antarësisë dhe për të mundësuar pjesëmarrjen në Olimpiadat Evropiane dhe Ndërkombëtare për nxënësit kosovar dhe fituesit e Garës Kombëtare do të financohen nga Asociacioni për të marrë pjesë në Olimpiadën Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Zv. Kryetari Hasi dhe kryetari i Asosacionit Murtezi, u zotuan për bashkëpunim të ngushtë dhe në mënyrë konstruktive për të ndërmarrë çdo veprim të dyanshëm, për realizimin e projekteve që ndikojnë në përmirësimin e fushës së Arsimit dhe për organizimin sa me të mirë të garave komunale dhe kombëtare.

Takimi ishte shumë konstruktiv dhe palët u dakorduan që të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre, më qëllim që bashkërisht të krijojnë më shumë mundësi për nxënësit të kësaj komune.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!